Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të rifillojnë menjëherë përdorimin e vaksinës Johnson & Johnson. Kështu u njoftua nga autoritetet shëndetësore amerikane, duke i dhënë fund një pezullimi 10-ditor për të hetuar lidhjen midis vaksinës dhe mpiksjeve jashtëzakonisht të rralla, por potencialisht fatale.

 

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe Administrata Federale e Barnave e SHBA thanë se kjo është një vaksinë e sigurt dhe efektive.

 

“Aktualisht, të dhënat në dispozicion tregojnë se rreziku I trombozës është shumë i ulët, por ne do të qëndrojmë vigjilentë dhe do të vazhdojmë të hetojmë mbi këtë rrezik”, thuhet në deklaratë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *