Edhe pse virtualisht, takimi i shumëpritur i Parisit ka rikthyer Kosovën dhe Serbinë në tryezën e bisedimeve. Presidenti Emmanuel Macron dhe kancelarja Angela Merkel qëndrojnë në krye të procesit i cili po ndiqet edhe nga përfaqësuestit e lartë të BE, Miroslav Lajcak dhe Josef Borrel.

Të dielën më 12 korrik, palët do të takohen zyrtarisht në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Dialogu i ndërmjetësuar nga BE u ndërpre në muajin nëntor të vitit 2018 për shkak të vendosjes së taksës ndaj mallrave serbe.

Sipas analistëve, videokonferenca e sotme pritet të sqarojë qëllimin dhe kornizën e dialogut, pasi korniza fillestare dhe parimet e dialogut politik të viteve 2012 – 2013, tashmë kanë humbur me krizën shumëvjeçare.

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron organizuan një takim të liderëve të rajonit në Berlin në fund të prillit 2018, dhe më pas njoftuan për një takim të ri midis Kosovës dhe Serbisë në Paris më 1 korrik, i cili kurrë nuk u zhvillua.

Beogradi zyrtar kushtëzoi vazhdimin e dialogut në Bruksel me heqjen e taksës, ndërsa kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk hoqi dorë nga qëndrimi që taksat do të mbeten në fuqi derisa Serbia ta njohë Kosovën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *