Subscribe

Vetëm pak ditë përpara rikthimit të dialogut Prishtinë-Beograd në shtëpinë e bardhë, përballja në nivel ekspertësh vijon edhe këtë të enjte në Bruksel. Për rreth 2 muaj, palët kanë diskutuar në disa raunde për të pagjeturit, të zhvendosurit dhe bashkëpunimin ekonomik.

Por kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ndryshe nga kreu i shtetit serb,  këmbëngul se synimi kryesor është njohja reciproke dhe normalizimi i marrdhënieve mes dy vendeve.

Delegacioni i Kosovës në bisedimet e nivelit të ekspertëve udhëhiqet nga koordinatori shtetëror për dialogun, Skender Hyseni, ndërsa ai i Serbisë nga shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Marko Gjuriq.

Më 4 shtator, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti serb Alexandër Vuçiq pritet të takohen në Uashington ndërsa tre ditë më pas, bisedimet mes tyre do të zhvendosen në Bruksel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *