E mërkurë, 11 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Rinis Champions-i në Tring, sonte tre duele të Play Off

Uefa Champions League starton sot zyrtarisht edicionin e ri të transmetimeve sportive ne platformen Tring. 3 ndeshjet e para të play off do të përcillet live ne orën 21:00 në kanalet Tring, ashtu sikurse edhe tre takimet e tjera mbrëmjen e së mërkurës.

 

Përplasjet janë vërtet interesante dhe premtojnë emocione dhe duele të forta. Benfica, skuadra e njohur portugeze dy herë fituese e këtij trofeu në të kalayerën do të ketë përballe greket e Paokut të Selanikut.

 

Reklamë

Shqiponjat e Lisbones patën një test po kaq të vështirë edhe në turin e trete kundër Fenerbahce dhe tani luajnë një objektiv të rëndësishëm të sezonit që në startin e tij. skuadra e Rui Vitorias vjen me një forme shumë të mirë pasi ka arriture edhe dty fitore në fillimin e kampionatit.

 

Duel I fortë edhe në përballjen mes serbeve të Crvena Zvezdes dhe Salzburg skuadër që nxorri jashtë Shkendine e Tetovës. Në leter kampionet e Austrisë duken pak më shumë favorite teksa do të provojnë që të sigurojnë për heë të parë në histori kualififkimin për në fazën ë grupeve.

 

Ndërkohe ndeshja e trete është ajo që luhet në Bjellorusi dhe vë përballe bate Borisov përballe holandezeve eksperte të Psv, skuadër e cila do të provojë te blindojë kualfikimin që në ndeshjen e parë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë