Përplasjet mbi ligjin e lirisë fetare të miratuar nga parlamenti malazez në dhjetor të vitit të kaluar, janë rikthyer. Kisha ortodokse serbe ka nisur protestat në disa qytete, këtë të dielë. Ndërkohë policia e Ulqinit ka paditur kryepeshkopin e kishës për ndërtimin e një objekti fetar pa leje në fshatin Zogaj të Ulqinit.

Kjo situate i ka tensionuar edhe më shumë marrëdhëniet ndërmjet Malit te Zi dhe beogradit qe fajësojnë njëri tjetrën për situatën e krijuar.Ministri i jashtëm malazez, Sergjan Darmanoviq nuk e përjashtoi mundësinë që në rast nevoje të kërkohet ndihma e NATO-s.

Një ditë më parë autoritetet shembën objektin e ndërtuar pa leje, i cili sipas Ministrisë së Turizmit ishte në kundërshtim me Ligjin për Planifikimin Hapësinor të Malit të Zi.

Kisha Ortodokse serbe e cilësoi si sulm të paramenduar në rrënimin dhe konfiskimin e pronës së saj dhe për këtë arsye do të vijojë protestat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *