E shtunë, 3 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:10 Në vijim ora 02:10: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Rindërtohen dy qëndra shëndetësore në Bashkinë Maliq

Dy qendra shëndetësore janë duke përfunduar në bashkinë e Maliqit.

 

Reklamë

Bëhet fjalë për qendrën shëndetësore të Sovjanit dhe atë të Zvirinës, godinat e të cilave prej vitesh kishin degraduar dhe nuk ofronin më standarde shërbimi për pacientët.

 

Investimi vjen nga Ministria e Shëndetësisë e cila ka përzgjedhur këto dy qendra shëndetësore në bashkinë e Maliqit për ti rikonstruktuar plotësisht duke i kthyer në model sa i takon kushteve që do të ofrojnë dhe standardeve të larta në shërbim të pacientëve.

 

Kryebashkiaku Gëzim Topçiu thotë se të dyja qendrat shëndetësore pritet të jenë gati pas dy javësh duke përfshirë në projekt disa propozime të bashkisë lidhur me rikonstruksionin total të këtyre godinave çka duket se nuk ishte përfshirë në projektet fillestare.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë