Subscribe

Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë herë një pjesë e buxhetit të arsimit do të shkojë për 41 shkollat ë dëmtuara nga tërmeti.

 

Ministrja e Arsimit Besa Shahini përmes një deklarate për mediat ka thënë se një pjesë e buxhetit për të adresuar nevojat e studentëve që shkojnë në shkollat pritëse.

 

“Buxheti nuk do të shkojë tek rindërtimi i përgjithshëm por vetëm në shkolla dhe ambiente mësimore që janë dëmtuar nga tërmeti. Kemi disa shkolla të dëmtuara. Do të punojmë në rindërtimin e tyre. Ministrisë nuk i shkurtohet buxheti. Një pjesë e buxhetit i shkon për rindërtimin e shkollave të dëmtuara nga tërmeti. Pra vetëm një pjesë e buxhetit për të adresuar nevojat e studentëve që shkojnë në shkollat pritëse.”

Ndërkohë ministrja Shahini bëri me dije se do të rihapen programet e doktoraturës pas 5 vitesh bllokimi. Kriter për cdo kandidat që aplikon për programin është publikimi i tre kërkimeve shkencore në një revistë shkencore.

Përfundimisht kemi mbyllur bazën ligjore që rregullon edhe programet e doktoraturës dhe masterit ekzekutiv. Ligji për arsimin e lartë parashikon që studimet e doktoraturës të ndodhin pranë një projekti shkencor. Qëllimi është që doktoranti t’i shërbejë shkencës.”

Ndërsa përsa i përket punimeve akademike është forcuar kontrolli i tyre me zbatimin e praktikës antiplagjiaturë që do të aplikohet si për pedagogët, ashtu dhe për studentët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *