Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
11 June 2026
Vizion fokus

Në kërkim prej muajt maj, dorëzohet ish-oficeri i policisë,...

Italia miraton dekretin për inteligjencën artificiale

Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën shoferi

Papa Leoni XIV planifikon vizitë në Spanjë

Besnik Hasi merr drejtimin e skuadrës turke

Mbyllet protesta, qytetarët nisin marshimin (VIDEO)

Zhduken 3 detarë indianë pas sulmit amerikan ndaj cisternës...

JD Vance: SHBA pranë marrëveshjes me Iranin për programin...

Erdogan akuzon Netanyahun: Rrjeti i tij kriminal tani kërcënon...

Shpëtohen qindra emigrantë në ujërat pranë Kretës

Rindërtimi/ Veliaj e Krifca në Baldushk: “Me lagjet e reja në Baldushk, Zall Herr dhe Pezë, mbyllim me sukses rindërtimin në zonat rurale”

20 Korrik 12:47

Muaji shtator do t’i gjejë 28 familjet e prekura nga tërmeti në Baldushk në shtëpitë e tyre të reja, të rindërtuara në një lagje të urbanizuar dhe me të gjitha shërbimet e nevojshme për komunitetin.

 

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, inspektuan disa nga banesat individuale në lagjen e re dhe u shprehën se edhe në Baldushk, ashtu si në Pezë dhe Zall Herr, është bërë një punë e shkëlqyer për familjet e prekura.

 

Veliaj tha se me përfundimin e këtyre tre lagjeve të reja, përmbyllet procesi i rindërtimit në zonat rurale të Tiranës.

 

“Afrimi në aksin kryesor të rrugës, mbledhja në komunitet, bashkëjetesa, të qenurit pranë shkollës dhe qendrës shëndetësore, hap një kapitull të ri për fëmijët që do të jetojnë në këto shtëpi. Secila prej familjeve që do të zhvendoset në këto banesa, do ta mbajë tokën dhe bagëtinë atje ku e ka. Jemi gati të hapim edhe lagjet e reja në Zall Herr dhe në Pezë. Me mbylljen e këtyre tre lagjeve, ne përfundojmë njëherë e mirë rindërtimin në zonën rurale”, sqaroi ai.

 

Kryebashkiaku shtoi se ndërtimi i tregut agro-ushqimor në Farkë, ndihmon jo vetëm ekonominë e familjeve këtu, por kontribuon në uljen e çmimeve për konsumatorin. Sipas tij, ky treg mundëson eleminimin e ndërmjetësit privat, i cili ndikonte në rritjen e çmimit si për prodhuesit, edhe për konsumuesit.

 

Ndërkaq, Veliaj tha se solidariteti dhe mbështetja që qeveria ka treguar për njerëzit në nevojë, jo vetëm gjatë tërmetit dhe pandemisë, por edhe për çmimin e energjisë, tregon një sjellje evropiane.

 

“Teksa kryeministri na solli lajmin e mirë të hapjes së negociatave, besoj se e kemi treguar një sjellje europiane ende pa qenë anëtarë të BE-së; atë të solidaritetit, të mënyrës se si shteti i gjendet atij që ka nevojë. Këto i kemi treguar edhe pa plotësuar letrat e anëtarësimit. Nëse vazhdojmë të sillemi si europianë, mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme,” u shpreh ai.

 

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, tha se ky është një tjetër premtim i mbajtur, i cili vjen pas një pune kolosale. Krifca deklaroi se familjet që do të vendosen në këtë lagje të re, do të jenë shumë pranë tregut të ri agro-ushqimor, ku mund të tregtojnë produktet e tyre bujqësore nga tokat e tyre.

 

Krahas ndërtesave individuale, në lagjen e re në Baldushk janë ndërtuar 28 shtëpi banimi, plotësuar me infrastrukturën publike, si ajo rrugore, me trotuare, parkime për rezidentet, si dhe gjelbërim.

Posted Under:
Kryesoret Sociale Vendi
Tagged:
Baldushk krifca Rindërtimi Veliaj

Nga e njëjta kategori

Në kërkim prej muajt maj, dorëzohet ish-oficeri i policisë, Irakli Koçiaj

më shumë...

Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën shoferi

më shumë...

“Greqia na ka futur xixat me njëri-tjetrin”, Rama: Bota e zhvillon turizmin dhe ekonominë tek investimet e huaja që tërheq

më shumë...

Parashikimi i motit për ditën e enjte, ja çfarë ndodh me temperaturat

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

10:45

Harrojeni kafenë në mëngjes, këto pije përshpejtojnë...

10:33

Në kërkim prej muajt maj, dorëzohet ish-oficeri...

10:23

Italia miraton dekretin për inteligjencën artificiale

10:02

Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën shoferi

9:53

Papa Leoni XIV planifikon vizitë në Spanjë

9:34

Besnik Hasi merr drejtimin e skuadrës turke

9:20

Mbyllet protesta, qytetarët nisin marshimin (VIDEO)

9:18

Këto janë shenjat që tregojnë mungesën e...

9:12

Zhduken 3 detarë indianë pas sulmit amerikan...

8:47

Nga ai i tërfilit te i shqopës,...

8:04

JD Vance: SHBA pranë marrëveshjes me Iranin...

7:54

Erdogan akuzon Netanyahun: Rrjeti i tij kriminal...

6:42

Shpëtohen qindra emigrantë në ujërat pranë Kretës

6:30

Dita e 11-të e protestës, qytetarët nisin...

6:10

Trump paralajmëron Iranin: Do t’i sulmojmë shumë...

6:05

Begaj në Samitin e SEECP: Shqipëria e...

6:05

Teherani sfidon Uashingtonin: Jemi gati për goditje...

5:34

Hetimi i dosjes së Jeffrey Epstein, Bill...

5:29

Suedia miraton projektligjin që i jep fund...

5:21

Aksident në Vlorë, një i plagosur

Më të klikuarat

  • Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plagoset një person
  • Rama akuzon Iranin për protestat: Qeveria e Ajatallohëve të...
  • “Armand Shakaj më tha të fikja dritat se do nxirrte një frig...
  • Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën shoferi
  • I zhdukur prej 6 ditësh, mister fati i Eglant Koçit, gjenden...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.