E martë, 29 Shtator 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Rindërtimi në Laç/ Erdogan: Pikëllimin e Shqipërisë e shohim si pikëllimin tonë

Gjatë ceremonisë së hapjes së themeleve të rindërtimit në Laç, foli edhe presidenti turk Recep Tayip Erdogan. Me anë të një videomesazhi, ai deklaroi se Turqia ju gjend pranë Shqipërisë pas tërmetit sepse e konsideron partnerin më të afërt në Ballkan.

 

Reklamë

Duke vlerësuar marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, Erdogan shpreson që këto banesa të reja të sjellin paqe për qytetarët e dëmtuar.

 

“Miku im i nderuar, të nderuar vëllezërit e mi. Ju përshëndes me ndjenja të sinqerta. Shqipëria është miku dhe partneri i afërt i Turqisë në Ballkan. Ne shohim gëzimin e saj si gëzimin tonë dhe pikëllimin e saj si pikëllimin tonë. Pas tërmetit, në vumë menjëherë në dispozicion mundësitë tona, dërguam 4 maune me ndihma humanitare. Pas tërmetit, ne vendosëm të ndërtojmë edhe shtëpi për vëllezërit tanë. Pavarësisht pandemisë, nënshkruam në korrik memorandumin dhe nisëm punimet. Këto banesa do të shndërrohen në streha të ngrohta për vëllezërit tanë shqiptarë. Shpresoj që ky projekt të jetë i dobishëm dhe i hajrit për të gjithë qytetarët. Shpresojmë që brenda një kohe sa më të shkurtër të përfundojnë punimet dhe t’ua dorëzojmë vëllezërve tanë. Edi Ramën e përshëndes dhe dua ta falenderoj për kontributin që ka dhënë. Uroj që në këto shtëpi të jetoni në paqe dhe me shëndet.”

Më shumë video

Reklamë