E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Rindërtimi/ Margariti: Shtëpitë individuale do të kenë oborre e kopshte

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti tregoi këtë të premte si do të ndërtohen shtëpitë pas tërmetit të 26 Nëntorit. Në konferencën për rindërtimin, ajo tha se në total janë në dispozicion 398 hektarë për rindërtim.

 

“Kemi 398 hektarë zona rindërtimi dhe 180 mijë metra katrorë rindërtim ku përfshihet edhe ambiente publike. Kemi ecur me identifikimin e zonave të ndërtimit ku kemi: Kurbin, Laç – 500 apartamente të dhuruar nga Turqia, Thumanë, Shijak, ka prekje të veçantë, kemi planifikim të rindërtimit, ku pallatet do ndërtohen aty ku janë prishur të vjetrit.”

 

Reklamë

Margariti shtoi më tutje sesi do të bëhet akomodimi i të gjithë banorëve të prekur nga tërmeti. Vetëm në Tiranë, janë nëntë zona për rindërtim.

 

“1716 familje do të vendosen  në banesa kolektive. Nuk flasim vetëm për akomodim të zonave rezidenciale, por edhe për riurbanizim të zonave të ndërtimit.  Në zonën e Laçit janë dëmtuar edhe shumë godina të vjetra. Në Durrës kemi një zonë të re në Shkozet, në Kavajë kemi rindërtim në të njëjtën hapësirë, në Fushë Krujë do bëjmë një planifikim urban, Bubqi është një nga zonat e planifikuara, ndërkohë që në Vorë kemi rindërtim në zonat ku ka pasur shembjen. Në Durrës do i japim frymëmarrje një zone të re. Janë 9 zona në Bashkinë e Tiranës. Në këto zona kemi jo vetëm rindërtim por edhe një zhvillim të ri, qendra studentore dhe shumë struktura të reja.”

 

Sa u takon shtëpive individuale do të jenë një-katëshe, me kopshte, oborre, veranda dhe me ambiente të përbashkëta.

 

“Hapësirat bazike, ato të ditës të jenë të orientuara drejt jugut. Teknologjia është modulare, fabrikante, kanë një bazament me një pllakë betoni. Organizimi është bërë në një mënyrë të tillë modulare. Komoditeti është përkthyer në një kriter tjetër që do të jetë jetëgjatësia. Kemi arritur që këtë kursim ta çojmë në një jetëgjatësi prej 7 vitesh. Materialet janë 90% të riciklueshme. Një element për të mos u nënvlerësuar është përballimi i erërave. Montimi llogaritet të bëhet brenda 30 ditëve.”

Më shumë video

Reklamë