Subscribe

Qeveria ka dhënë dritën jeshile për zëvendësinim e kontrollorëve dhe kthimin në normalitet të situatës në aeroportin e vetëm ndërkombëtar të Shqipërisë. Kreu i Komiteti të Mbrojtjes Civile, Niko Peleshi sqaroi veprimet që po ndërmerren, por përjashtoi përfshirjen e forcave ushtarake, që sipas tij nuk janë të autorizuara për kryerjen e funksionit të kontrollorit.

 

NIKO PELESHI

MINISTER I MBROJTJES

“Të marrë të gjithë masat do të thotë të sigurojë kontrollorët vendas apo të huaj, t’i trajnojë apo lincesojë në një kohë sa më të shpejtë për të filluar gradualisht operacionin. Duhet një procedurë e përshpejtuar për licensimin dhe kualifikimin e tyre gjë të cilin e legjitimon edhe ky vendim i Komitetit të Mbrojtjes Civile. E theksoj Ministria e Mbrojtjes, Forcat e Armatosura as nuk kanë marrë, as nuk kanë ndërmend të marrin ndonjë rol më tepër nga ajo që bëjmë rutinë në aeroport si pjesë integrale e tij, policia ushtarake këtë ka bërë, këtë do bëjë, por me vigjilencë të shtuar për shkak të problematikës.”

 

Ministri Peleshi e konsideroi çështjen problematike, për të gjithë udhëtarët të cilët mbetën pa zgjidhje si dhe mos mbërritjen e vaksinave. Por sipas tij një gjendje tjetër e rendwsishme ka të bëjë me stërvitjen “Defender 21”  e cila pritet të nisë së shpejti në Shqipëri.

 

“Ka dhe një çështje tjetër shumë kritike dhe strategjike që është stërvitja “Defender 21”. Kjo stërvitje do të fillojë në ditët e para të majit, por përgatitjet kanë kohë që kanë filluar në bashkëpunim me komandën e ShBA dhe partnerë të tjerë të Natos, do të jetë stërvitja më e madhe e 30 viteve të fundit jo vetëm për Shqiperinë, por edhe për rajonin. Tregon rëndësinë dhe rolin strategjik që Shqipëria luan dhe duhet të luajë edhe në të ardhmen në Ballkan.”

 

Më herët, Komiteti i Mbrojtjes Civile është mbledhur për t’i ngarkuar Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë detyrën për të zëvendësuar kontrollorët ajrorë me të huaj apo vendas, në mënyrë që të rikthehet normalitetit në aeroportin e Rinasit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *