E enjte, 12 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

Rinas, të paguash 10 euro për kalim kufiri!

Nuk është vetëm koncensionari i Rinasit qe me taksat e tij rrit çmimet e biletave për shqiptaret, por edhe vete shteti. Ne Rinas, vijon te mbahet prej vitesh nje takse daljeje nga kufiri prej 10 eurosh per person, megjithëse ne kufijtë tokësore dhe detare, kjo takse nuk mbahet me.
Sipas ish-Drejtorit te Aviacionit Civil, Ervin Minarolli, te ardhurat e shtetit nga kjo takse janë te tilla qe mund te mjaftonin brenda pak viteve per ndërtimin e nje aeroporti te ri. I ftuar ne emisionin “7pa5” ne Vizion Plus, Minarolli tregoi se niveli i larte i taksave, bën qe Aeroporti i Tiranës, te mos jete tërheqës as per kompanitë low cost. Shqiptaret prej vitesh paguajnë biletat me te shtrenjta ne rajon per fluturimet nga Rinasi dhe jo rralle zgjedhin per te udhëtuar aeroportet e vendeve fqinje.

Më shumë video

Reklamë