Pas ndalimit të një shtetasi izraelit ne aeroportit te Rinasit, i cili kishte me vete një pajisje kompjuterike e dyshuar si përgjuese, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet. I kontaktuar nga Vizion Plus, organi i akuzës theksoi se do te ketë një përgjigje pas dëshmisë që ka dhënë 50-vjecari Yoram Frig në Drejtorinë e Policisë se Tiranës. Oficerët e policisë gjyqësore janë duke kryer verifikimin dhe kanë vendosur të kalojnë për ekspertim pajisjen kompjuterike. Kjo pajisje do të ekspertohet në qoftë se është përdorur apo jo për përgjim dhe nëse ka apo jo aftësi të tilla.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *