Subscribe

Fishat e diabetit do të përfitohen falas edhe për grup moshën mbi 65 vjeç duke filluar nga muaji shkurt. Mijëra pensionistë do të përfitojnë nga kjo masë.

 

OGERTA MANASTIRLIU

MINISTRJA E SHENDETESISE DHE MBROJTJES SOCIALE

 

Qeveria ka vendosur zgjerimin e fashës përfituese dhe nëse deri tani kjo kategori përfshinte fëmijët dhe të rinjtë deri 25 vjeç, gjatë 2023 edhe pensionistët +65 vjeç, nga ku do të përfitojnë mbi 50 mijë pensionistë.

 

Duke bërë bilancin e vitit që lamë pas dhe listuar prioritetet e 2023, Manastirliu foli edhe për largimin masiv të mjekëve, duke e quajtur këtë një fenomen që ndodh edhe në Europë.

 

OGERTA MANASTIRLIU

MINISTRJA E SHENDETESISE DHE MBROJTJES SOCIALE

 

‘Lëvizja e lirë e mjekëve nuk është vetëm një fenomen i izoluar për Shqipërinë por për të gjitha vendet e Rajonit në masë. Por ajo që dua të them është se përgjatë 2022, 343 mjekë janë punësuar në sistemin tonë shëndetësore, duke plotësuar nevojat e sistemit. Përballja me këtë fenomen është një betejë e përditshme. Janë mbi 1800 kuotat e specializimeve të hapura pranë fakultetit të mjekësisë dhe janë të gjithë specialistë që do të atashohen pranë specializimit të sistemit tonë shëndetësore. Kemi rritur me 100 kuotat e pranimeve në fakultetin e mjekësisë dhe infermierisë si dhe kemi vijuar me rritjen e pagave.”

 

Lidhur me denoncimet për ndërprerjen e operacioneve në Kardiologjinë e QSUT, si pasojë e mungesës së disa materialeve mjekësore, Manastirliu tha se ky shërbim ka vijuar për rastet e urgjencës.

 

OGERTA MANASTIRLIU

MINISTRJA E SHENDETESISE DHE MBROJTJES SOCIALE

 

“Për situatat urgjente nuk ka munguar në asnjë moment. Kemi marrë masa për materialet që kanë qenë dhe për të shtuar volumin të vijojë në shërbimin e kardiokirurgjisë. Madje është vendosur që edhe lista e pritjes të ezaurohet.”

 

Në objektivat e Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2023 janë infrastruktura shëndetësore, investimet në teknologji dhe mbështetja për rritjen e pagave për mjekët dhe infermierët.

 

One thought on “Rimbursohen fishat e diabetit për moshat mbi 65-vjeç/ Manastirliu: Ikja e mjekëve, fenomen jo shqiptar

  1. Ju rimbursoni vetem rrenat e mashtrimet,ju nuk i pergjigjeni asnji realiteti ne vitin 2023,turp te keni,ne vendin tone nuke funksionon asnji gje.Ju vetem vidhni e vidhni e zdini ku te coni parate,Zoti dhente nji denim te malle per ju hajdutet e pa ngopur.Ne vendin tone cdo vizite e recete vetem me para,sigurime ne shendetsi nuke funksionojne ne rrethe ne vendin tone,a jemi ne vitin 2023.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *