Komisioni i reformës ne drejtësi, ka mbyllur diskutimin nen per nen te draftit kushtetues te hartuar nga ekspertet e Euralius dhe Opdat dhe diferenca me e forte mes palëve është arkitektura e sistemit. Nga sot, fjalën e kane negociatat per te gjetur gjuhen e përbashkët mes palëve.

Oerd Bylykbashi: Ketu mbyllem diskutimet nen per nen, tani mbetet hapësira per t’u negociuar, si çdo proces ka vështirësitë e tij, por ne jemi shume te hapur e te arsyeshëm per te gjetur gjuhen e hapur.

Por cili do te jete formati i negociatave? Për socialistin Fatmir Xhafa, komisioni është e vetmja tryeze politike per te diskutuar reformën.

Fatmir xhafaj: Ajo tavoline atje është tavoline politikanesh, ai është vendi i debatit politik, ne vlerësimin tim si kryetar duhet te ndodhin aty ne komision.

E kur flasim per negociata, socialistet janë te qarte, arkitektura nuk negociohet. Kryetari Xhafaj ka theksuar se Venecia la vetëm nje çeshtje politike për te zgjidhur, shumicën e cilësuar. Por nënkryetari demokrat Bylykbashi këmbëngul per nevojën e nje sistemi te thjeshte duke sqaruar se propozimi i PD është nje model evropian. Përplasja per arkitekturën ka shoqëruar edhe mbledhjen e kësaj te hëne, ku u diskutua procesi i kontrollit te gjyqtareve e prokuroreve; pasi PD propozon heqjen e 2 institucioneve ndërsa mazhoranca mbron strukturën aktuale. Te mërkurën e kaluar, opozita doli zyrtarisht me nje qëndrim te vetin per reformën ne drejtësi, duke kërkuar heqjen e 4 nga 11 institucionet e reja qe parashikohen ne draftin kushtetues, por ne çdo mbledhje te komisionit, mazhoranca ka përsëritur se nuk pranon cenimin e arkitekturës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *