Subscribe

Shumë shpejt qyteti i vogël Libohovës do të transformohet rrënjësit. Projekti i rilindjes urbane përfshin rijetëzimin e qendrës, ndërtimin e rrugëve dhe rikonstruksionin e objekteve me rëndësi historike.

 

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro dhe drejtues të pushtetit vendor panë nga afër punimet që synojnë ta shndërrojnë qytetin, në një mjedis funksional e tërheqës për banorët dhe turistët.

 

 “Në total janë rreth 10 mijë metra katrorë që rehabilitohet e gjitha, me një vlerë mbi 134 milion lekë. Pjesë e kësaj është edhe gjithë restaurimi i shkollës, i bashkisë, kemi dhe restaurimin e plotë sarajeve të bej Libohovës që është edhe një pjesë historike e rëndësishme dhe unaza gjithashtu. Ideja është që të bëhet këmbësore e gjithë shëtitorja. Që tani kanë filluar edhe investimet private që deri dje nuk iu shkonin në mendje, të lokaleve rreth e rrotull sheshit. Kemi gati edhe rikualifikimin e zonës së kalasë, me ndriçimin përkatës.”

 

Investimi kap vlerën e 134 milionë lekëve, me këtë fond parashikohet të bëhet rehabilitimi i plotë i 10 mijë metrave katrorë e që tashmë është drejt përfundimit.

 

Libohova ishte ndalesa e fundit e kryeministrit Rama gjatë turit të llogaridhënies në jug te vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *