E premte, 6 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Rilindja urbane në Gjirokastër

Gjirokastra, e cila prej vitesh është pjesë e trashëgimisë kulturore botërore, është pjesë e projektit të qeverisë për Rilindjen Urbane. Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kryetarja e Bashkisë, ministra dhe deputetë të këtij Qarku, ka inspektuar punimet për rimëkëmbjen e vlerave të çmuara të trashëgimisë historike e kulturore.

Edi Rama: Ajo që ne duhet të bëjmë gjithmonë e më shumë me insistim, është që t’i ftojmë sipërmarrësit që të bëhen pjesë e këtij programi. Rrjeti i Shtëpive të Shkrimtarëve ku çdo shtëpie t’i vëmë emrin e një shkrimtari të dashur për Kadarenë, do ta bëjë shumë atraktive Gjirokastrën edhe nga kjo pikëpamje.

Nga ana e saj, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, tha se brenda disa muajve Gjirokastrës do t’i shtohen 12 blloqe objektesh të restauruara. Projekti për restaurimin dhe konsolidimin e Pazarit të Gjirokastrës, kap një vlerë totale investimi rreth 222 milion lekë.

Mirela Kumbaro: Restaurimi dhe rijetëzimi i banesave të Shkrimtarëve, Gjirokastër” është projekti i cili parashikon ndërhyrje në strukturën e brendshme dhe të jashtme në 20 banesa të trashëgimisë materiale, për të evidentuar dhe konservuar vlerat historike dhe artistike të tyre, bazuar në modelin e shtëpisë së Kadaresë. Projekti parashikon restaurimin e të gjithë elementëve arkitektonikë; përforcimet e strukturës përmes zëvendësimit të elementëve të dëmtuar; unifikimin e fasadave në ngjyrë dhe detaje arkitektonike.

Reklamë

Pjese e Rilindjes Urbane është edhe Përmeti. Kreu i qeverise e vlerësoi të jashtëzakonshëm potencialin turistik të qytetit.

Edi Rama: Potenciali turistik i Përmetit është i jashtëzakonshëm. Krijimi i një qendre graviteti me qytetin që të jetë i konturuar bukur, është si magnet që fillon rrit shumë fluksin.

Investimi prej 60 milion lekësh ne qytetin e Përmetit, shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 15 mijë metrash katrorë dhe konsiderohet si një vazhdim i projektit të qendrës së qytetit, pasi do të krijohet një lidhje midis qendrës dhe lagjes më të vjetër të qytetit.

 

Më shumë video

Reklamë