Subscribe

Shumë shpejt sheshi në qendër të qytetit të Cërrikut, do të kthehet në një shëtitore, ku nuk do të mungojë ndriçimi dhe gjelbërimi. Kryeministri Edi Rama inspektoi punimet për rikualifikimin e kësaj qendre.

 

“Një transformim i madh për qytetarët. I jep tjetër atmosferë e sens komunitetit. Vlera e apartamenteve, njësive të shërbimi rritet.”

 

Shefi i qeverisë pa nga afër punën për rikonstruksionin e rrugës Cërrik – Urë Vajgurore, i cili pritet të shkurtojë me 20 kilometra distancën Tiranë-Berat.

 

“Ky është vetëm segmenti i parë nga e gjithë rruga Cërrik deri në Urën Vajgurore. Ky segment është 8.4 kilometra i gjatë dhe parashikohet me 9 metra asfalt gjerësi. Të gjithë zonat urbane do të jenë brenda parametrave, do trajtohen me trotuar, ndriçim dhe gjelbërim. Dy segmentet e tjera janë në fazë tenderimi dhe do dalin shumë shpejt në fazë zbatimi. Bazën e ka, por është lënë copë-copë, është lënë përgjysmë nga investimi i bërë përpara. Ka degraduar se ka mbi 8 vite që është në këtë fazë. Do trajtohet me gjithë parametrat e një rruge nacionale dhe do i japë gjallëri gjithë zonës.”

 

Rama u ndal te cilësia e ndërtimit, duke e quajtur këtë segment të rëndësishëm për lidhjen me beratin Berat, por edhe me zonat bujqësore.

 

“E rëndësishme është të bëhet mirë, të bëhet me cilësi, të jetë e qëndrueshme në kohë të gjatë se kështu i duam rrugët, jo si bëheshin përpara. Kjo është rrugë shumë e rëndësishme dhe për fat të keq, për shumë vite është lënë në harresë dhe e vërteta është që gjithë kjo zonë merr një frymëmarrje të madhe. Kryetari i Belshit po bën punë të mirë dhe ai i Cërrikut po bën punë të mirë. Lidhja e të dyjave i jep energji të reja gjithë zonës, jo vetëm Rilindja Urbane kryesisht tek dy pikat kryesore të dy bashkive, por dhe ndërlidhja jashtë, në mënyrë që t’i jepet gjithë zonës një hov i ri dhe për rrugët e prodhimit.”

 

Ndërkohë shumë shpejt pritet të fillojë puna edhe në Belsh. Projekti i shëtitores parashikon ndërtimin e pistës së biçikletave përreth liqenit dhe parkut.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *