E shtunë, 7 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

“Rilindja” e tregut çam

Tregu çam ne Tirane është nje nder me te populluarit, por prej shume vitesh, aty nuk ishte bere asnjë investim. Bashkia ka nisur rikonstruksionin e zonës, e cila sipas kryetarit Erion Veliaj, do te bëhet një hapësire pedonale.
Kryebashkiaku Veliaj tha se rikonstruksioni i dy rrugëve kryesore të kësaj zone, do t’i vijë në ndihmë jo vetëm banorëve aty, por edhe tregtarëve. Projekti i Bashkisë Tiranë, përfshin ndërtimin dhe rikonstruksionin e rrugëve si edhe të infrastrukturës mbitokësore dhe nëntokësore, kanalizimet, linjat rezervë për elektro-telefoninë dhe ujësjellësin. Pjesë e punimeve është edhe pajisja me sinjalistikën e duhur si dhe vendosja e ndriçimit.

Më shumë video

Reklamë