E shtunë, 7 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Rilindja e “Loro Boriçit”

Rikonstruksioni i stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër është drejt përfundimit. Kryeministri Edi Rama, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, shkruan se stadiumi i rilindur është për kolaudim në miqësoren e 31 gushtit me Marokun. Po ashtu, ai bën me dije se ndeshjen e parë për eliminatoret e kampionatit botëror rusi 2018, me Maqedoninë, kuqezinjtë do e luajnë në këtë stadium. Rama e përshkruan si një stadium evropian jo vetëm për Shqipërinë, por ku do të do të luajë eliminatoret e botërorit edhe përfaqësuesja e re e Kosovës. Sipas kryeministrit, në këtë vepër është investuar nga qeveria shqiptare për futbollin, 18 herë më shumë se në 23 vjet të marra së bashku.

Vazhdo të lexosh

Reklamë