E enjte, 17 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

Rilindja e hekurudhave, treni po vjen …

Prej rreth 10 vitesh flasim për ndërtimin dhe rehabilitimin e linjës hekurudhore Tiranë-Durrës-aeroport. Por ende sot kjo linjë nuk është vënë në operim.

Kreu i hekurudhave, Ergys Verdho, në një intervistë për emisionin “E-ZONE” tregon arsyet pse ky projekt është shoqëruar me vonesa.

Nismat që janë me financim të huaj, si në rastin konkret, kanë burokracitë e tyre. Fakti që Tiranë-Durrës-Rinas është i vonuar, nga  njëra anë na mësoi shumë gjera. Vonesat që kemi hasur në këtë projekt nuk do t’i kemi te projekti më i madh infrastrukturor  Vorë-Hani i Hotit. Linja Tiranë-Durrës-Rinas u nis që në 2015 dhe u konceptua që treni do operonte me naftë. Në 2019 u mor vendimi që projekti të rishikohet, pasi e gjithë linja do të elektrifikohej. Projekti u bë nga e para. Komponenti tjetër ishte ai i godinave të stacioneve. Ky komponent lidhej ngushtë me kontratën e parë, çka kërkoi një rishikim për të bërë lidhjen me sallat operative të stacioneve. Më pas efektet e pandemisë paralizuan gjithçka dhe frenuan financimet. Pas pandemisë kriza e çmimeve pati ndikimin e saj në rritjen e çmimeve për të gjitha produktet. Janë këto arsyet pse sot flasim ende për ndërtimin e linjës”, tha Verdho në Vizion Plus.

Nisur nga ecuria e mirë e punimeve gjatë këtij viti, ku kanë përfunduar 80% e tyre dhe puna tashmë është në gjurmën e re Tiranë-Rinas, pritshmëritë janë që në vitin 2026 do të kemi në operim linjë e parë moderne hekurudhore.

Ne i qëndrojmë këtij afati, pra në 2026 do të kemi trenin e parë elektrik në vend. Në janar ne nisim punën për ndërtimin e stacioneve hekurudhore dhe elektrifikimin e tyre, punime këto që do të mbarojnë brenda vitit”, – sqaroi Verdho.

Ndërkohë këtë javë u hap dhe gara për rehabilitimi e linjës hekurudhorë Vorë-Hani i Hotit, pjesë e financimeve të BE-së.

Ky është projekti më i madh infrastrukturor, 370 mln euro kosto me një gjatësi 120 km. Ne presim që vitin që vjen të nisë puna konkrete për ndërtimin e tij“, tha Verdho.

Transporti me tren është një nga transportet më me leverdi sa i përket kostove, sigurisë si dhe në mbrojtje të mjedisit

Taulant Halili
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video