Nisin operacionet kundër kultivimit të kanabis-sativës. Rreth 20 parcela me hashash u zbuluan nga policia në fshatrat e zonës pranë lumit të Vlorës .

 

Forcat e antidrogës të policisë së Vlorës konstatuan parcelat pas patrullimit me helikopter në fshatrat e thellë të Lapardhasë, Kuçit, Gjormit dhe Treblovës.

 

Aktualisht, sipas të dhënave të para, forcat policore kanë nisur një operacion të gjërë në terren për zbulimin dhe sekuestrimin e parcelave. Nga ana tjetër priten dhe arrestime te kultivuesve nje pjese e te cileve jane identifikuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *