Subscribe

7 persona ranë në pranga dhe tre u shpallën në kërkim nga policia për kultivim të kanabisit në disa fshatra të Selenicës në Vlorë.

 

Pas një hetimi 6 mujor agjentët e antidrogës arritën të identifikojnë disa prej trafikantëve, ndërsa dyshohet se ka edhe persona të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

 

Drejtori i policisë së Vlorës shpjegoi se hetimi nisi pas informacioneve se në disa fshatra të thellë kishte rinisur mbjellja e kanabisit.

 

 

ARTION DUKA

 

DREJTOR I POLICISE VLORE

 

 

Në vazhdimësi të këtij hetimi, janë evidentuar 24 raste të kultivimit të bimëve narkotike në 5 Njësitë Administrative (Armen, Sevaster, Brataj, Kotë dhe Vllahinë), ku më parë janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 16 persona (8 të arrestuar, 4 në kërkim, 4 në gjendje të lirë).

 

 

 

Ky operacion vjen një ditë pas arrestimit të dy vëllezërve, Tesilvan dhe Satilno Basho, dy persona me precedentë të theksuar kriminalë, të dënuar me burgim   të përjetshëm në Itali e të kërkuar në Shqipëri për trafik droge dhe gjiobëvënie.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *