Subscribe

Kryebashkiaku Erion Veliaj njoftoi se gjatë muajve të verës do të ndërhyhet në disa lagje të Tiranës, për të përmirësuar infrastrukturën.

Gjatë inspkektimit të punimeve për rikualifikimin e bllokut të banimit te “Mine Peza”, Veliaj tha se ndërhyrje të tilla rrisin vlerën e pronës.

“Muajt korrik-gusht janë ideale për ndërhyrje sepse qyteti ka më pak njerez, duke qenë se ikin me pushime, dhe ne kemi më shumë front për të hyrë me mjete të rënda. Për këtë arsye kërkoj mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve. Deri tani kemi shkuar në mbi 80 lagje, por kemi edhe një paketë të fundit, që të mos lëmë cep të Tiranës pa u prekur me infrastrukturë dhe urbanizim, që të mos ngelet qytetar dhe pronar në Tiranë që mos t’ia ndjejë vlerën e rritur të pronës falë këtyre investimeve”, tha Veliaj.

Investimet në kryeqytet, shtoi Veliaj, nuk do të ndalen pavarësisht protestave të opozitës.

“E di që të gjitha punët që bën bashkia janë punë që hanë debat, por është tjetër gjë kur bëjmë debat se si mund ta bëjmë më mirë sinjalistikën, si mund ta bëjmë më mirë asfaltin, si mund ta bëjmë më mirë ndriçimin LED, dhe është ndryshe kur bëhet debat si të hedhim molotovin, si të djegim goma. Po di të them një gjë: ata që djegin goma dhe molotovë, do të lodhen. Ata që ndërtojnë shkolla dhe bëjnë rruge, çerdhe, kopshte, mbjellin pemë, s’kanë për t’u lodhur kurrë. Qyteti do të mbajë mend ata që bëjnë shkolla dhe jo ata që bënë sherrin edhe zjarrin. Kështu që, pushka top, ata me molotov dhe me goma, ne me shkolla, kopshte, çerdhe”, tha kryebashkiaku.

Kryebashkiaku deklaroi se shumë shpejt do të nisë puna për Kopshtin Botanik dhe sheshin fundor te Bulevardi i Ri./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *