Subscribe

Pas shtatë javësh mësimi online, maturantët janë rikthyer në bankat e shkollës. Por klasa e 10-të dhe 11-të vijojnë me procesin në distancë.

Nxënësit e kanë konsideruar kthimin në shkollë si vendimin e duhur, pasi përgatitjet në distancë për provimet shtetërore, sipas tyre janë më pak efikase.

MATURANTËT

“Shumë vendim i saktë sepse mendoj që maturantët kanë nevojë për të bërë konsultime edhe për t’u përgatitur sa më mirë për provime.”

“Besoj se është diçka e mirë për ne maturantët pasi e kemi më të lehtë për të mësuar fizikisht për provimet, do jemi dhe më të aftë për të kuptuar se si procedohet me provimet e maturës.”

Komunikimi nga afër me mësuesit dhe ndërveprimi me nxënësit e tjerë, lehtëson procesin e të mësuarit, avantazhe të cilat ekrani i një platforme nuk i ofron.

MATURANTËT

“Përkushtimi ka qenë maksimal si nga ana e mësuesve dhe nga ana e nxënësve, por që sërish ai kontakti dhe mësimi online ndryshon shumë. Në ambientet e shkollës është normal më eficient. Në mësimin online nuk jemi nën atë presionin e kontrollit siç jemi me mësimin në shkollë dhe normalisht ai që nuk kontrollohet nuk mësohet, kështu që kur jemi nën presionin e kontrollit mund të mësojmë më shumë dhe si rrjedhojë edhe rezultati do të jetë më i mirë. ”

“Online nuk është se nuk kemi mësuar, kemi mësuar por sado që të jesh në shkollë afrimiteti me mësuesit, e kupton edhe më mirë mësimin.”

“Në mënyre fizike sikur kuptohesh më mirë, se online mund të dalë ndonjë problem.”

Vendimi për kthimin në shkollë u mor një ditë më parë nga Komiteti i Ekspertëve, sipas të cilit është bazuar në shifrat e ulëta të infektimit në grupmoshën 15-20 vjeç dhe vaksinimi  masiv veçanërisht tek arsimtarët.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *