Subscribe

Fushata “Back to School”, kthim në shkollë për brandet e fëmijëve dhe të rinjve apo “Back to Work” kthim në punë, për të rriturit,  këtë vit, si në mbarë botën është disi më ndryshe edhe në Shqipëri.

 

Ndikimi i Covid-19 ka bërë që vëmendja kryesore të kalohet në koleksionet e etiketuara si “Back to comfort” ku në fokus janë artikujt praktikë, komodë dhe pro-ambientit, në veshjet për të gjitha kategoritë.

 

Përsa i përket blerjeve, këtë vit ofertat përgjatë javëve të para të muajit shtator, janë po aq dinamike dhe të leverdishme për blerësin tek të gjitha markat si MANGO, SPRINGFIELD (Springfilld), CORTEFIEL, PARFOIS (Parfua’), CARPIPSA, GEOX (Xheoks), OKAIDI, PRENATAL dhe WOMEN’SECRET (UmënSikret) për të cilët raporti cilësi – çmim është në bazat e filozofisë së biznesit të tyre.

Edhe në Jumbo janë gati për këtë sezon të ri shkollor, por jo vetëm. Mjafton një vizitë në dyqanet e kësaj kompanie dhe merrni çantën, portofolët e bojëra gjithfarëlloj, fletoret, stilolapsat, mbështjellëset, mjetet e punës për shkenca të sakta, si vizore, kompas, gërshërët, vinovilin, letrat e punës me dorë , e gjithçka tjetër që, u duhet fëmijëve për të shprehur pa kufi fantazinë e tyre krijuese.

Në JUMBO fëmijët e çdo moshe gjejnë organizues të tavolinës, që t’i kenë gjithmonë mjetet në vendin e duhur, çadër e mushama për ditët me shi apo edhe termuse e kuti ushqimi.

 

Fashion Group Albania dhe Jumbo gjenden edhe më pranë klientëve me dyqanet e tyre online nga ku mund të porositet çdo artikull në rehatinë e shtëpisë.

 

Platformat www.fga.al  dhe www.jumbo.al janë të dedikuara ndaj kujtdo dhe në çdo kohë, për të sjellë produktet që dëshironi kudo ku ndodheni pa asnjë kosto transporti.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *