Enno Bozdo ka komentuar takimin “kokë më kokë” mes Bashës dhe Berishës, pasi ky i fundit votoi dje për kreun e ri të Partisë Demokratike.

 

I ftuar në emisionin “Quo Vadis”, anëtari i Kryesisë së PD-së e konsideroi normale vizitën e ish-kryeministrit në zyrën e Bashës.

 

“Nuk kam asnjë lloj të dhëne. Sikur të thoja që e ka mbështetur, thjesht do spekuloja. Është një pol magnetik reference për shumicën e demokratëve. Është njeriu më i rëndësishëm në politikën që ka pasur Shqipëria në 30 vitet e fundit. Është gjëja më normale ajo vizitë. Unë mendoj që Berisha ka një dhembshuri të madhe për PD-në. Kur PD të ketë nevojë për mendjen dhe urtësinë e tij, ai do të jetë aty.”

 

Sa i përket deklaratës së Berishës se nuk e përjashton mundësinë që të kthehet për të marrë drejtimin e PD-së, Bozdo theksoi: “Është thënë në një kontekst të caktuar. Unë mendoj që nuk do të jetë më kurrë në drejtimin e PD. Ai e ka mbyllur me veten e tij, e ka thënë shumë shpesh. Çdo gjë mund të ndodhë, por ky është mendimi im.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *