Monika Kryemadhi u shpreh në një intervistë për “Zërin e Amerikës” se LSI mirëpret një rikthim të Ilir Metës në forcën politike që themeloi.

 

E pyetur se cili do të jetë roli i Metës në LSI, pas përfunimit të mandatit të presidentit, ajo deklaroi: “Nuk mund të them pasi nuk e kam diskutuar, por di të them që LSI mirëpret cdo njeri që do të kthehet dhe të kontribuojë për të forcuar demokracinë jo vetëm brenda partisë politik në të cilën aderon por për të kthyer demokracinë në të gjithë shoqërinë shqiptare e cila jo vetëm ka qenë e brishtë në këto vite tranzicioni por është cënuar dhe është thyer jashtëzakonisht shumë në vitet e fundit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *