Subscribe

Ministrja Elisa Spiropali përgëzoi deputetët për rikthimin e tyre në Kuvend, pas më shumë se pesë muajsh kaosi dhe tensionesh.

Gjatë fjalës së saj Spiropali tha se është detyrë e deputetëte të marrin pjesë dhe të diskutojnë në punimet e seancës plenare.

Lexo edhe :

Related Posts

“Ne nuk jemi armiq”, tha Spiropali. Për sa i përket listave të hapura dhe votës së diasporës, Spiropali tha se ka kohë ende që këto çështje të diskutohen me palët.

Elisa Spiropali: Është mirë ti shohësh deputetët në vendin e tyre. Detyra e deputeti është të marrë pjesë në Kuvend. Në jemi konkurrent politikë, por pa diskutimi nuk jemi armiq. Për çdo deputet është e qartë se me rrugën radikale nuk shkon askund, më mirë të ulesh dhe të gjesh fjalën. Ne e kemi për detyrë të bëjmë punën tonë, është detyra jonë kushteuese të jemi…Listat e hapura kemi ende kohë ti diskutojmë, se kemi qenë ne që e kemi përfshirë në programin electoral listat e hapura dhe votën e diasporës…Nuk e kam dëgjuar unë ndonjëherë zotin Alibeaj dhe Basha, që kur ishin ministra apo ishin në majës e PD, të kenë ngritur qoftë një shqetësim për sistemin zgjedhor apo çështje të tjera. Nuk kemi parë që kur ju ishin në qeveri, të diskutonit sistemin zgjedhor. Nuk mund të vish pas 18 vitesh dhe të thuash nuk jemi pjesë e këtij sistemi. Nuk mund të na akuzoni ne. Ne e ngritëm atë Komision, për të gjetur dakordësinë dhe për të ardhur me opsione që janë afër të dyja forcave politike. Nuk jemi aty që të presim ultimatume nga të dyja palët që në te votojmë një opsion apo një tjetër. Ky besoj është komisioni më jetëgjatë që ka pasur Shqipëria dhe më pa produkt. Sa i takon listave të hapura, votës së diasporës etj, kemi ende kohë t’i diskutojmë. Votën e diasporës e kemi përfshirë në programin tonë elektoral. Jemi ne që i kemi dhënë publikut edhe opsionet si mund të bëhet. Problemet tuaja mbajini aty, mundohuni t’i zgjidhni./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *