Subscribe

Rafineria e vetme e përpunimit të naftës në vend, do të rikthejë në punë 1200 punonjësit e saj në datën 15 shtator, ndërsa në tetor, ajo do të nisë prodhimin e lëndëve hidrokarbure me kapacitet të plotë. Dy nga bankat e nivelit të dytë, të cilat fituan çështjen në Gjykatë për të marrë në pronësi asetet e rafinerësisë së Fierit dhe Ballshit, ia shitën pronësinë konsorciumit me origjinë në ishujt “Virgin IRTC SH.A”. Ka qënë Ministri i Financave Arben Ahmetaj, që ka vizuar nga afër uzinën e Ballshit dhe ka njoftuar për pronësinë e re të ARMO-s. Arben Ahmetaj tha se investitorët e rinj janë amerikanë, por nuk tregoi vlerën se me sa janë shitur astetet e kompanisë dhe se çfarë do të ndodhë më tej me borxhet që ka kompania ndaj palëve të treta dhe buxhetit të shtetit.

“Dua ta kuptoni ju dhe ta kuptojnë qytetaret qe dhënia me qira nuk është bere nga ne. Ky aset, kjo rafineri qe shikoni, ka qene, per shkak te atij privatizimi korruptiv, me taksa te papaguara, me furnitore te papaguar, me punëtore rrugëve dhe e morën ne dore bankat. Pra Bankat e morën këtë aset ne dore per shkak te dështimit te asaj qeverie qe i gënjeu te gjithë keta punëtore ketu dhe kompania amerikane, pra investitori, e ka blere nga bankat dhe ky aset, pra rafineria, është konceptuar si nje operacion me vete, privat mes tyre, bankave dhe dy kompanive. Pronari i ri i rafinerisë eshte grupi amerikan, pra investitori”.

Pronarët e rinj janë shprehur të gatshëm për të zgjidhur çështjet e borxheve që mbajnë pezull ARMO-n.

“Jemi shume entuziastë për rifillimin e punës së rafinerisë së madhe dhe qe rikthyem te gjithë keta njerëz ne pune ne kete industri. Doja te thoja që kjo ka qënë një çështje shumë e komplikuar, por pas operacioneve me bankat ne blemë kreditë dhe me disa investitorë te tjerë amerikane. Ne kemi mbështetjen e qeverise per te mbledhur bashke keto pjese te komplikuara qe kane mbetur per t’u zgjidhur dhe per te rivënë ne jete uzinën”. 

Në vitin e parë kompania e re që ka marrë pronësinë e ARMO-s do të investojë 52 milionë dollarë, e më pas 100 të tjera për vitin e dytë të zhvillimit.

“Vetëm ne vitin e pare jane 52 milionë dollarë investime qe shkojnë ne rinovimin e rafinerisë dhe me pas te lidhura edhe me fushat e gazit me TransAtlantik qe shkojnë ne gati edhe 100 milionë dollarë te tjera qe do te investohen, me riparimin e tubacioneve, me zgjerimin e operacioneve te naftës dhe te gazit dhe sigurisht qe ka edhe nje efekt te drejtpërdrejte tek operacionet e Bankers, sepse kërkohet furnizim ne sasi te konsiderueshme per t’u përpunuar nga kjo rafineri. 200 punonjës të kompanisë kane rinisur punën, e 1000 të tjerët do të rifillojnë në këto rafineri brenda dy javëve”.

Ahmetaj tha se rikthimi i ARMO-s ka qënë një premtim i mbajtur i qeverisë Rama, ku edhe pse me borxhe që kapin shifrën e gjysmë miliarde dollarëve kompania po kthehet në punë. Përpara privatizimit në vitin 2008-të, treguesit financiarë të dy uzinave siguronin fitime në vlerën e 3 milion dollarëve në vit, e një xhiro vjetore prej 70 milion dollarësh. Një pjesë e konsiderueshme e këtyre parave shkonte në buxhet për tatim fitimin, akcizën dhe sigurimet shoqërore.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *