Subscribe

Familja e Forsajtëve e vendosur në Anglinë e viteve 1886 – 1920 do të kthehej në familjen më të njohur të letërsisë botërore, pasi John Galsworthy u vlerësua me çmimin Nobel, në vitin 1932. Për një botuese, rreziku është i madh, pasi sagat kërkojnë një lexues besnik, por kur bëhet fjalë për një vepër klasike, kjo duket më e thjeshtë.

 

Kjo trilogji u bë e njohur për lexuesin shqiptar nëpërmjet përkthimit të Vedat Kokonës, me titullin “Saga e Forsajtëve”. 15 vite më vonë nga vonë nga ky botim, vjen për lexuesit një tjetër roman nga nobelisti këtë herë nën emërtimin “Kronikat e Forsajtëve”. Sagë apo kronikë, kjo duket se nuk ka shumë interes për publikun, që të joshur nga ideja e publikimit të një vepre klasike, vrapojnë ta blejnë.

 

Letërsia e mire është e mire, nuk dyshoj asnjëherë në duhet ta botoj.

 

Ende sot magjia e veprave klasike e grish publikun. Kjo e ka bërë Loretën të blejë të drejtat e autorit edhe për një sagë tjetër, atë të Elena Ferrantes, që është po aq klasike dhe realiste sa ajo e Forsjatëve.

 

Botimi i sagave, triologjive apo veprave me shumë vëllime pa diskutim po kthehet në një tendencë që po mban mbërthyer lexuesin në gjithë botën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *