Subscribe

Ilir Mergjyshi ka sjellë këtë fundjavë dy nga klasikët më të mëdhenj në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë, Moxard dhe Haydn. Për më shumë se 15 vjet nën tingujt e violoncelës, Ilir Mergjyshi ka rrugëtuar artistikisht ashtu si edhe fizikisht në Australinë e largët. Por, asnjëherë nuk ka harruar të luajë tinguj të shqipes kudo ku ka shkuar. Në këtë kthim të tij në atdhe, ai rrëfen se shumë pak gjëra kanë ndryshuar, e thuajse aspak në shtëpinë e tij të vjetër artistike, në Teatrin e Operas dhe Baletit. Përtej pakënaqësive për kushtet në të cilët punojnë artistët, Iliri duket se artistikisht e shqetëson vetëm e ardhmja. Largimi i artistëve nga Shqipëria, pasi ndihen të pavlerësuar këtu dhe mungesa e profesionistëve. E në fakt, Teatri i Operas dhe Baletit ka vetëm një dirigjent. Shkolla do ta shkatërrojë kulturën? Apo kushtet do të na lënë pa profesionistë? Një gjë është e vërtetë, se edhe Ilir Mergjyshi do të ikë sërish për të luajtur me violonçelin e tij në skena të tjera.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *