E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

Rikthimi i Bujar Kapexhiut si regjisor

Rreth 5 dekada më parë, ai hyri në këtë sallë si regjisor. Ishte shumë i ri, por me ambicie të mëdha. Kërkonte të punonte me më të mirët e estradës.

 

Është rikthyer në Estradën e Tiranës, sot në atë që quhet Teatri Metropol, po me të njëjtin entuziazëm për të ngjitur në skenë një shfaqje me më të mirët e humorit.

 

Reklamë

Bujar Kapexhiu rrëfen se “General and playboy”, u shkrua fillimisht për t’u realizuar si telefilm dhe për vite u mbyll në sirtar. Për shkak të vështirësive që sot duhet të kalojë një projekt artistik për t’u bërë film, regjisori u dorëzua. E prezanton atë në teatër.

 

Shfaqja vjen për publikun nga sot në ora 20.00 e deri në 2 prill në Teatrin e Metropolit.

 

Më shumë video

Reklamë