Subscribe

Blerim Destani kthehet si protagonist ne ekranin e kinemasë gjermane ne krah te dy prej aktoreve me te njohur te këtij vendi Hajna Lauterbah dhe Martin Brambah. Është nje komedi e titulluar Frauen-Grate dhe vjen 30 vjet pas suksesit te komedisë Mener –Burrat me aktor protagonist Hajna Lauterbah. Ne nje interviste ne prag te premierës se filmit me 5 maj, te tre burrat thonë mendimin e tyre per gratë. Kjo pasi edhe ne film është tema kryesore, tre burra ne arrati qe kane te gjithë kohen e duhur te ndajnë mendime per gratë. I pyetur nga Bild per mendimin e tij ne lidhje me gratë, si i vetmi i pamartuar nder te tre shqiptari thotë se kohet kane ndryshuar.

“Sot është mjaft e vështire te gjesh te duhurën- thotë Blerim Destani. Shume gra kane frike nga pergjegjesite qe sjell me vete martesa”.

Lauterbah shkon edhe me larg kur thotë: E shihni ky është thelbi edhe i filmit, ne kemi frike prej grave.

Filmi është nje komedi 90 minuta e gjate qe i bashkon tre protagonistet krejt rastësisht. Destani luan shoferin Lic Tusha qe është ne arrati nga familja e nuses se tij, pasi e ka braktisur ne ditën e dasmës. Tre meshkujt ne nje makine nisin te filozofojnë per gratë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *