Rikthimi i basteve online është një ka temat që ka ngjallur mjaft debat në vendin tonë. Të shumtë janë ata që e kanë kritikuar këtë vendim të qeverisë, për rikthimin e basteve, disa vite pas mbylljes së tyre në pikat fizike.

 

Në një intervistë për Vizion Plus me Frida Mavriqin, kryetari i KOKSH Fidel Ylli tha se qëllimi është kontrolli i individëve që vendosin skedina, dhe qarkullimi i parave në vendin tonë.

 

Bastet sipas tij janë një ves që nuk mund të hiqet dorë lehtë, ndaj është parë e arsyeshme rikthimi i tyre.

 

Kryetari i KOKSH shton më tej se Shqipërisë i ikin në vit rreth 500 mln euro nga funksionimi i tyre në të zezë.

 

Intervista e plotë:

 

-Pse qeveria u detyrua që pasi i mbylli t’i rihapë bastet on line?

 

Kanë qenë qeveri më të fuqishme se ne që e kanë bërë këtë gjë e nuk kanë funksionuar. Bastet janë ves si duhani. Edhe paketën kur e ble shkruan se duhani vret. Edhe nëse i mbyllin do mbjellin duhan në bahçe. Edhe Italia në vitet 80 i mbylli bastet dhe pastaj i kapi mafia. Bastet duhet të dalin në dritën e diellit sepse ato nuk janë mbyllur kurrë. Ato sot funksionojnë në të zezë dhe Shqipërisë i ikin 500 mln euro në vendet e tjera. Unë dua që familjarët ti ruajnë fëmijët e tyre që luajnë nga celulari. Nga tel që do luash do dalë emri dhe foto që je regjistruar.

 

-Sa mendoni se është informaliteti në këtë treg, në çfarë shifrash ?

 

Në shifrat që kanë qenë në 2017-2018 merrte në mënyrë formale 40 mln euro shteti. Kompanitë nuk tregoninin të vërtetën e fitimit. Shkatërrim është kur nuk kontrollohen nga shteti, jo kur kontrollohen nga ne.

 

-Projetklgji parashikon një taksim me 15 % të të ardhurave të lojës, mos duhet të ishte më i lartë ky tatim për aq kohë sa kemi të bëjmë me një veprimtari që shkakton edhe dëm social ?

 

Unë kam qenë në të gjitha kazinotë dhe nuk luaj bixhoz. 5% kanë luajtur edhe në kohën e Enverit, që ai të varte në mur. Edhe kur shkon ën bankë, nuk i fut dot të gjitha lekët sepse duhet të japësh burimin e të ardhurave. Shteti të shikojë kush luan dhe nga vijnë të ardhurat. Bastet janë adrenalinë, kur luan një ndeshje, pi një birrë e vendos një biletë. Bastet duhet të kontrollohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *