Subscribe

Legalizimi i basteve sportive online do të sillte përfitime të mëdha për buxhetin e shtetit, të cilit që prej 2019 i mungojnë rreth 40 milionë euro në vit që vinin nga lojërat e fatit.

 

Veç kësaj, ekspertet shpjegojnë se kjo nismë do të luftojë aktivitetin e jashtligjshëm që ka funksionuar deri më sot dhe qeveria do të ketë kontroll mbi paratë që luhen dhe fitohen.

 

ARTAN SHYTAJ

ISH-KRYETAR I SHOQATES SE BASTEVE

“Përfitimet ekonomike, nëse do të rifillojnë, janë të mëdha. Nuk mund ta fillosh menjëherë dhe të kesh përfitime, sepse njerëzit janë mësuar të luajnë fshehurazi, por brenda 2-3 vitesh rikthehesh dhe përfitimet janë shumë të mëdha, më të mëdha sesa buxheti i sotëm i sportit.  Nëse një kompani mbështetet, nëse e promovon dhe thuhet që shiko ky është një aktivitete që je i lirë ta bësh, je më i sigurt këtu sepse nëse operon jashtë saj, je edhe ti subjekt i ligjit, je më i sigurt që paratë mund t’i marrësh, besoj që me punë mund të shkojë gradualisht drejt shuarjes. Nuk do të shuhet plotësisht. Por edhe reduktimi në maksimum, është një fitore e madhe dhe arrihet vetëm nëse bëhet e ligjshme, në të kundërt nuk e ke idenë çfarë ndodh dhe nuk di as kush i fiton paratë dhe as ku shkojnë.”

 

Megjithatë, para se të shkohet te rikthimi i ligjshëm i basteve, ekspertet kërkojnë të bëhet një studim i plotë dhe menaxhimi t’u lihet në dorë federatave të sportit.

 

 

ARTAN SHYTAJ

ISH-KRYETAR I SHOQATES SE BASTEVE

“E rëndësishme është që nëse u mbyllën me aksion, të mos hapen me aksion. Ka realitete të huaja. Unë nuk e di çfarë do të bëjmë ne, nuk kemi një plan. Licencën ta marrë sporti dhe t’ja japë një kompanie që mund ta organizojë sporti. Të bëhet një tender me ofertat më serioze, të mos merret qeveria me këtë, por t’i jepet leje sportit që të organizojë këtë aktivitet të bazuar në përvojën më të mirë që të jetë një aktivitet ekskluziv i sportit. Të mos e bëjë shtetit dhe t’i japë një pjesë sportit, por ta bëjë sporti dhe t’i japë një pjesë shtetit. Kompania më serioze në garë, më e besueshme e merr përsipër, mund ta marrin edhe më shumë se një kompani. Mund të ketë edhe kombinime opsionesh.”

 

Në rastin e legalizimit, sfidë mbetet gara me ata që deri sot operonin në rrugë të paligjshme. Kjo pasi ata që janë mësuar të funksionojnë në këtë mënyrë, është e vështirë t’i bësh të ligjshëm sepse nuk paguajnë as taksa dhe nuk kanë asnjë detyrim financiar ndaj shtetit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *