E shtunë, 7 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:35 Në vijim ora 00:35: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 3 orë më parë
Video · Vendi

Rikthimi i Bashkim Ahmetit

Për herë të parë Galeria Kombëtare e Arteve hap dyert e të dyja sallave për një artist shqiptar, sepse për herë të parë një artist sjell nga Amerika dy koleksione të ndryshme. Bashkim Ahmeti, që në këtë rikthim dëshiron të njihet edhe si Bashkim Zano, ashtu sikurse në ekspozimet e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk ka reshtur kurrë së menduar për Shqipërinë, për Gjirokastrën dhe letërsinë më të mirë që vjen nga qyteti i gurtë. Ndërsa salla e vogël të përfshin në letërsinë, personalitetin dhe stilin Kadarenian, në sallën e madhe ngjyrat dhe shija shqiptare shtresëzohet përmes qelesheve e fustanellave. Bashkimi i njohur edhe si skenograf, nuk i mungon pikturave që duken si skena teatri të shtresëzuara, një lloj uni që artisti pranon se sikurse edhe traditën shqiptare e ka marrë me vete në Amerikë. Ekspozita me 93 punimet në vaj hap dyert për publikun pasditen e së premtes dhe do të qëndrojë hapur për 1 muaj.

 

Më shumë video

Reklamë