E premte, 25 Shtator 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur 2 Eps.) Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rikthim tek Komunat/ PD propozon formulën e vjetër të ndarjes territoriale

Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend paketën e ndryshimeve kushtetuese.

Në dokumentin e plotë, një ndër porpozimet e rëndësishme të PD është Reforma Territoriale .

Sa i takon ndërhyrjes në Reformën Territoriale, Partia Demokratike mendon se duhet të rikthehen komunat, për shkak të mungesës së shërbimeve në fshatra që janë shumë të largëta në territor nga bashkitë.

“Komuna dhe bashkia janë njësi bazë të qeverisjes vendore. Komunat përfshijnë vetëm territore rurale, ndërsa bashkitë përfshijnë kryesisht territore urbane dhe vetëm pjesërisht territore rurale. Ato kryejnë të gjitha detyrat vetëqeverisëse, me përjashtim të atyre që me ligj u jepen njësive të tjera të qeverisjes vendore”, thuhet në draftin e ndryshimeve kushtetuese të PD-së.

Reklamë

Kujtojmë se Partia Demokratike ka akuzuar se ndarja aktuale favorizon Partinë Socialiste dhe ka kërkuar ndryshimin e saj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë