Uefa Champions League rikthehet sonte në mbrëmje pas një pauze dy mujore, tanime me më shumë spekatkel.Në platformen Tring do të keni mundësi të ndiqni  në orën 21:00 dy sfidat e para të fazës së 1/8 , takime me sistem vajtje-ardhje ku do të përcaktohen ekipet cerekfinaliste. Dueli më i madh i mbrëmjes sonte është përplasja PSG –Real Madrid.

 

Një duel mes favoritesh që me siguri do të ofroje një spektakel të jashtëzakonshëm për shkak të yjeve të shumte që zbresin në fushë.

 

Dy trajneret Pochetino dhe Ancelotti e kanë konsideruar një finale kete përballje, por kanë shprehur besim reciprok tek skuadrat e tyre.Tek francezet, Neymar është kthyer të stërvittet pro shumë vështirë të luajë në takimin e sotëm pas një dëmtimi shumë të gjatë e po ashtu mund të qëndrojë jashtë edhe Sergio Ramos, ish kapiteni  i Realit.

 

Disa titullarë kthehen për të luajtur nga minuta e parë në raport me takimin e fundit kunder Renne në kampionat.

 

Në sulm treshja Mbape, Messi dhe Di Maria.Tek Real Madrid shqetësimi më I madh është Karim benzema i cili është në dyshim të fortë për të qënë apo jo titullar. Asensio dhe Vinisius Junior do kompletojne repartin ofensiv.

 

Krejtësisht histori ndryshe në duelin tjetër të mbrëmjes së sotme Sporting Lisbonë vs Manchester City. Britaniket janë favorite absolute për organikën që kanë dhe formen e shkelqyer që po kalojnë. Megjithatë Pep Guardiola ka kërkuar vlerësim maksimal të kundërshtarit për ta mbyllur pse jo cështjen e kualifikimit që në Portugali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *