Subscribe

E shtuna riktheu torturen per emigrantet shqiptare ne pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Shume qytetare u bllokuan pas plotësimit të kuotës ditore prej 300 personash per te kaluar kufirin.

Qytetaret qe presin te kalojne ne anen tjeter ankohen se nga pritja, do të skadojë afati 72 orësh i kryerjes së tamponit, ndërsa do t’u duhet shpenzojnë përsëri për te bere etstimin.

Edhe pse thone se i kanë ndjekur të gjitha procedurat bashke me aplikimin online ata do te duhet te presin diten tjeter per te kaluar. Ndërsa pala greke është e vendosur qe dogana do të qëndroje e mbyllur deri megjesin e te dieles.

Pak ditë më pare ne pikat e kalimit kufitar me greqine ne Kakavije dhe Kapshtice u krujia nje situate kaotike. Mijra emigrante, burra , gra, femije e te moshuar priten per disa dite ne radhet kilometrike per te hyre ne token greke.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *