Subscribe

Rikthehen tensionet mes Koresë se Veriut dhe fqinjit te saj jugor. Pheniani ka paralajmëruar lëshimin e nje sateliti ne hapësire, veprim pas te cilit besohet se fshihet testimi i nje rakete balistike. Seuli u kundërpërgjigj duke deklaruar se Koreja e Veriut do ta paguaje shtrenjte, nese nuk heq dore nga plani per lëshimin e satelitit brenda ketij muaji. Per autoritetet nje rakete me rreze te gjate veprimi do te përbente kërcenim serioz per gadishullin Korean, rajonin dhe gjithë boten.
Reagime te ashpra mbërritën edhe nga Japonia. Kryeministri japonez e cilësoi kete ide provokim serioz, ndërsa ministri i Mbrojtjes ka dhëne urdher qe te rrezohet çdo rakete qe rrezikon te bjere ne territorin e vendit. Edhe Pekini, qe ka ndikimin me te madh tek Pheniani eshte i shqetesuar per kete plan dhe zyrtare kineze do te diskutojnë situatën me autoritetet vendase. Por shqetësimi per kete lajm eshte shtire edhe pertej vendeve fqinje. Washingtoni beri te ditur se nje ngjarje e tille do te përbente shkelje te konventave te OKB-se qe ndalojnë testimin e raketave nga Koreja e veriut dhe kerkoi me shume sanksione. Ndonese Pheniani ka përsëritur vazhdimisht se programi i tij hapësinor eshte paqësor, ka dyshime se po zhvillon nje rakete balistike ndërkontinentale. Javen e kaluar zyrtare amerikane kishin raportuar se Koreja e veriut po përgatitej per lëshimin e nje rakete, për shkak te shtimit te aktivitetit prane nje stacioni lancimi. Nje muaj me pare Koreja e Veriut u vu ne qendër te kritikave pas dyshimeve se ajo testoi nje bombe me hidrogjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *