Subscribe

Ai është apartamenti më i madh i humorit në vend. Është ai që sfidon humorin e politikës, e rrugëve të kryeqytetit e jetës në autobus, bar, pub, shtëpi apo rrugë. Sepse në një teatër ku komedia bazohet në situata të improvizuara që marrin shkas nga gjithçka prek jetët tona cdo ditë.

 

Nuk ka ndryshuar këndi i muzikës. E ndërsa mendojmë se Albanon do ta gjemë në prova, këtu vetëm prova nuk ka. Improvizimi është kryefjala e këtij formati televiziv, e ajo që e bën të veçantë në gjithë historinë e televizioneve shqiptarë.

 

Këndi tjetër është shndërruar në një kafene, por miqtë refuzojnë ta shohin njëri-tjetrin në sy. Aktualitet edhe ky. Siç duket gjithçka është gati për të nisur. Ata nuk kanë nevojë për një skenar.

 

Këngëtare, aktorë, sportistë, politikanë e personazhe të njohur të spektaklit do të zbresin edhe këtë vit në skenë për t’u vendosur në situata të ndryshme dhe për pak minuta të aktrojë bashkë me aktorët e tjerë profesionistë.

 

Ata i arrestuan të gjithë. Misioni ishte i thjeshtë. Të sillnin më shumë humor në shtëpitë tona, nisur nga kjo e martë në Vizion Plus.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *