Këto janë vetëm pak nga tingujt që Saimir Pirgu sjell në Tiranë, së bashku me albumin e tij të dytë, “Il mio canto”. Në skenë do të ngjitet me orkestrën e Teatrit të Operës dhe Baletit dhe dirigjentin Mauricio Barbacini, për të na sjellë materialet më të bukura te albumi te tij te ri dhe disa nga kryeveprat e muzikës që ai performon nëpër botë. “Il mio canto”, i pritur me radhë të gjata edhe në Londër e Tokio ku është prezantuar së pari nuk i ka kushtuar pak Saimir Pirgut. Edhe në Tiranë, biletat për të shijuar magjinë që përcjell Pirgu janë shitur, madje një javë më herët se Pirgu të mbërrinte në këtë skenë. Koncerti që do të mbahet më 5 mars në Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë është pjesë e turit botëror të artistit në qytetet më të mëdha të botës. Rrugëtimi i tij artistik do të vijojë në Firence, Vienë, Paris, Moske, e New York.