Subscribe

“Portrete jete” është ekspozita, e parë që  rikthehet për publikun pas mbylljes për dy muaj të gjithë aktiviteteve kulturore prej pandemisë . 

Ekspozita fotografike me portrete të grave shqiptare, të njohura për publikun dhe jo, u çel më 7 Mars, por ishte një nga aktivitetet që pandemia e la në mes.

Në këtë projekt, Anjeza nuk solli vetëm fotografinë, por bashkë me to edhe historinë e personazheve të saj. Gra që kanë tejkaluar dhunën, paragjykimin, apo na flasin për një fenomen shqiptar siç është portreti i burrneshës.

Por karantina i dha kohë, dhe mundësi Anjeza Dyrmishit, që me rifillimin e jetës të punojë për të tjera projekte.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri në fundjavë, ne Muzeun Historik Kombëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *