Kjo e dielë ka nisur me ndryshimin e ores, akrepat e së cilës janë kthyer 60 minuta mbrapa.Në vendin tonë, ndryshimi do të ndodhë në orën 03:00 të mëngjesit, kur akrepat do të kthehen në orën 02:00.

 

Ndërkohë që në shtete të tjera, ky ndryshim do të ndodhë sipas kohës vendore. Për vendet e Bashkimit Europian, ora e gjithë zonës do të ndryshojë në të njëjtin çast.

 

Ndërkohë pParlamenti Evropian në muajin mars votoi  favor të një propozimi për të shfuqizuar ndryshimin e orës duke filluar nga viti 2021, ndërkohë që kjo praktikë filloi të përgjithësohej nga viti 1974.

 

Ndryshimi i orës në Europë u vendos si ligj europian në vitin 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet. Norma europiane vendos në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës së verës dhe përfundimin e saj. Aktualisht janë e diela e fundit e marsit dhe e diela e fundit e tetorit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *