E enjte, 8 Tetor 2026 Te Paekpozuarit (Live) deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Rikthehet në krye të detyrës, nënkomisarja Anisa Kostani

Oficerja e Policisë së Shtetit, Anisa Kostani është rikthyer në detyrë pas një muaji pezullim.

 

Reklamë

Kostani mban detyrën e nënkomisares pranë sektorit të krimit ekonomik në drejtorinë e Elbasanit.

 

Reklamë

Masa e pezullimit u mor nga vetë ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano pas disa shkrimeve që oficerja e policisë kishte bërë në rrjetin social Instagra ku quan gazetarët të degjeneruar madje në një farë mënyrë i ka kërcënuar mediat duke i thënë “do përfundoni nën rrota”.

 

Pas rastit të efektives Kostani, AMP u ka kërkuar që çdo efektiv të jetë i kujdesshëm edhe në përdorimin e rrjeteve sociale duke treguar integritet e përgjegjshmëri.

 

Kostani është e njohur edhe në rrjetet sociale për shkak të pozave provokuese4 dhe kafshës së saj shtëpiake, gjarprit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë