Subscribe

Kjo fundjave risolli acarin dhe dëborën në gjithë vendin. Era e fortë ka krijuar ngrica, sidomos në veri dhe juglindje, aty ku ka pasur dhe më shumë reshje.

 

Por zona më e goditur nga rërëtat e fuqishme ,ishte qarku i Lezhës. Dy makina të mëdha u përmbysën në rrugën kombëtare duke krijuar edhe bllokim të trafikut.

 

Fatmirësisht nga këto incidente nuk ka patur të lënduar rëndë.

 

Por era e fuqishme ka shkulur pemët si dhe ka dëmtuar linjat elektrike duke lënë pa energji mijëra banorë.

 

Ndërsa në qytetin e Lezhës u dëmtua çatia e një shtëpie e cila rrezikoi dhe jetën e 8 anëtarëve te familjes.

 

Ndërkohë ne Portin e Shëngjinit për shkak te erës se forte është penguar dalja e anijeve ne det. Më e qetë duket situata në Portin e Durrësit, ndonëse autoritetet paralajmëruan vonesa të trageteve. Megjithatë Durrësi është zgjuar mëngjesin e kësaj të shtune, i zbardhur nga dëbora.

 

Situata me e vështirë është në juglindje. Qarku i Korçës po përballet sërish me reshjet e dëborës dhe me temperatura që kanë arritur deri në–10 grade. Mjetet borëpastruese kane filluar me pastrimin e rrugëve.

 

Policia u ka kërkuar shoferëve të përdorin zinxhirët në një pjesë të rrugës Korçë Dardhë, në Qafën e Qarrit si dhe në aksin Korçë – Voskopojë.

 

Për shkak të reshjeve të borës ka pasur edhe probleme me furnizimin me energji elektrike në disa fshatra ne Korçës.

 

Autoriteti Rrugor Shqiptar i bën thirrje qytetareve qe te kenë kujdes dhe te respektojnë sinjalistikën rrugore.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *