Subscribe

Muzika e shumë duartrokitur e Shtrausit dhe valset e jashtëzakonshme vjenezë do të jehojnë këtë të hënë në mbrëmje në Pallatin e Kongreseve.

 

Nën titullin “Lakuriqi i natës”, orkestra, solistët, balerinët dhe kori i Teatrit të Operas dhe Baletit ngjiten të gjithë bashkë në një skenë për këtë operetë. Edhe pse është rivendosur në shumë skena ndërkombëtare, që nga viti 1874, “Lakuriqi i natës” gjithnjë duartrokitet.

 

Nuk është vetëm një operetë, por edhe një vepër që bën bashkë baletin e dialogun teatral. Në këtë rivënie të Teatrit të Operas dhe Baletit, dhjetë solistë të rinj do t’i bashkohen 7 artistëve të karrierës që për vite janë ngjitur në produksionet e Teatrit të Operas dhe Baletit.

 

Por, ndryshe nga kurdoherë, për publikun, libreti i kësaj vepre do të vijë i titruar në shqip dhe anglisht, në dy ekrane të mëdha, në mënyrë që kjo operetë teatrale të shijohet ashtu sikurse ndodh edhe në produksionet e teatrove në botë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *