E premte, 6 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 03:55 Në vijim ora 03:55: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

Rikthehet Inva Mula

Një vit më parë ajo performoi në Butrint në kuadër të Ditës së Europës. Ndërsa në Tiranë prezantoi për herë të parë shfaqjen e saj si regjisore. Mbrëmjen e së dielës Inva Mula është rikthyer në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit. Sopranoja ka performuar së bashku me artistët Vikena Kamenica e Klodian Kacani në shfaqjen që bëri bashkë edhe orkestrën simfonike të këtij teatri nën drejtimin e Edmond Dokos. Mbrëmja që ka nisur me himnin e flamurit shqiptar për t’u mbyllur me simfoninë e pestë të Bethovenit do të ringjitet sërish në skenë mbrëmjen e së hënës, për të gjithë ata që nuk mundën ta duartrokasin këtë fundjavë. Ky koncert vjen në kuadër të Ditës Europiane.

Më shumë video

Reklamë