Rikthehet frika në Kinë. Shqetësimi vjen nga qyteti i Shulan, i cili në periudhën e fundit ka parë një rritje të rasteve të infeksionit të koronavirusit.

Dr Qiu Haibo – një nga ekspertët kryesorë të terapisë intensive në Kinë- ngriti alarmin duke thënë se infeksionet e reja kanë një periudhë të gjatë inkubacioni dhe paraqesin simptoma të tjera që do të zbulonin mutacionin e virusit: pacientët nuk kanë ethe, por vuajnë nga lodhje dhe dhimbje të fytit. Shulan, qyteti me 700,000 banorë, jo shumë larg kufirit rus, mori masa drastike të ngjashme me ato të Ëuhan në fillim të epidemisë. Bllokimi është praktikisht i plotë: blerja nuk mund të bëhet çdo ditë dhe vetëm një person në familje mund të shkojë në supermarket. E njëjta gjë po ndodh në Jilin: Në këtë qytet u vendos menjëherë të ngrihet një spital me mbi një mijë shtretër.    

“Ka shumë më shumë asimptomatike – vazhdoi mjeku – dhe gjithashtu është vërejtur se këto raste të reja kërkojnë një periudhë më të gjatë për transmetimin e virusit. Elemente që e bëjnë më të vështirë mbajtjen e infeksionit ”.

 Sipas Qiu Haibo, burimi i shpërthimit mund të mos jetë ai i brendshëm i Ëuhan:

“Sekuencimi gjenetik ka treguar një korrespodencë midis rasteve në veri-lindje dhe atyre të regjistruara në Rusi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *